“Në qiellin e shtatë” adoleshentja merr 19 oferta bursash studimi me vlerën 5 milionë dollarë

Një adoleshente u ndje sikur ta kishte të gjithë botën në duart e saj, pasi mori 19 oferta bursash studimi nga universitetet në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada me vlerën e më shumë se 5 milion dollarë.

Victory Yinka-Banjo, një maturante 17-vjeçare, iu ofruan bursat për një program universitar të studimit. Ajo kishte aplikuar nw shumë universitete pasi mendonte se askush nuk do e pranonte, raporton CNN.

E lindur nga prindër nigerianë, Chika Yinka-Banjo, mori bursa të plota nga shkollat e njohura si, Kolegji Yale, Universiteti Princeton, Kolegji Harvard dhe Universiteti Bron.

“Proceset e tyre të pranimeve janë jashtëzakonisht selektive,” tha Victory. “Ata pranojnë vetëm më të mirët. Kështu që, ju mund ta imagjinoni sesi ndihem. Ende nuk arrij ta besoj!”

“Në qiellin e shtatë” adoleshentja merr 19 oferta bursash

Ne foto: Victory Yinka-Banjo

Oferta të tjera të bursave amerikane përfshinin ato nga Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT), Universiteti Stanford, Universiteti Johns Hopkins dhe Universiteti i Virxhinias.

Share With:
Translate »
177 Views