Në superformë! Monika dhe e bija nisin ditën në palestër
Monika Kryemadhi dhe vajza e saj, Bora, duken se janë apasionuar pas stërvitjes. Deputetja e Partisë së Lirisë është shfaqur paraditen e sotme mjaft e motivuar në palestër me të bijën. Të dyja në formë të mirë fizike dhe kjo me sa duket nuk vjen prej rastësisë, por prej vullnetit të tyre të fortë.
Teksa të gjithë kanë zgjedhur që këtë ditë të bukur vjeshte ta kalojnë, pse jo në bregdet, Monika dhe Bora kanë vrapuar për të qenë në palestër. Fizikisht si “dy pika uji”, të dyja me sa duket s’kanë ndërmend të ndalet.
Kryemadhi tregon edhe progresin përmes diçiturës së fotografisë: “Një nga momentet më të mëdha në jetë është të kuptosh se dy javë më parë trupi yt nuk mund të bënte atë që sapo bëri!”