VIDEO/ “Zemra ime ndal momentet kur ti nuk lëviz”- Sara Gjordeni bisedë të ngrohtë me vajzën që pret t’i vijë në jetë

Sara Gjordeni dhe Bardhi janë në pritje të ardhjes në jetë të vajzës së tyre. Së fundmi, moderatorja dhe modelja ka publikuar një video, ku flet me të voglën e saj, ndërsa i ka dedikuar edhe disa fjalë të ndjera, bebushes, e cila shumë shpejt do jetë mes tyre.

sara gjordeni bardhi idrizi

Sara shkrimin e saj të gjatë e ka shoqëruar me një video, ku duket që vajza lëviz në bark, si shenjë për të treguar se ajo i dëgjon fjalët e nënës.

sara gjordeni bardhi (4)

Në fjalët e saj, Sara i drejtohet vajzës, duke i thënë se zemra i ndal kur ajo nuk lëviz dhe ‘shkrin serish kur mi vret brinjët me këmbët e tua te vogla’.

sara gjordeni bardhi

Modelja thotë se ka 100 pyetje në kokë, por që të gjitha do të marrin fund, sapo të shohë dhe të mbajë në krah të voglën e saj.

sara gjordeni

“Me beso qe ndiej sikur je ti ajo qe po me rrit mua me shume. Frika ime me e madhe kur hedh këto rreshta ne ekran oj e vogël, është se po tringëlloj klishe dhe e mërzitshme si cdo prind i ri, po ata çfarëdo te shkruaj gjithsesi nuk e dine se çfarë je ti per mua e ndoshta sdo e dine kurrë”, shkruan nder të tjera Sara.

sara gjordeni bardhi

Postimi i Sara Gjordenit:

Hej Mam Ka ngelur pak kohe derisa ti te vish, e unë ndihem ne faj qe ndonjëherë nuk flas për ty mjaftueshëm. A e di mam, ditët kane ndryshuar, nuk gdhihem e as fle me njësoj, orët kane tjetër ndjesi, e pikërisht këto ndjesi, zgjasin nje përjetësi orësh. Ka çaste qe dita ndal tërësisht, ashtu sic ndal zemra ime momentet kur ti nuk lëviz e shkrin serish kur mi vret brinjët me këmbët e tua te vogla. Ti nuk e di ende, por mami është ne gjendje te duroje nga ti shume me tepër dhimbje sesa ato këmbët e vogla qe me trembin e me zgjojnë nga gjumi mes natës. Nuk e dija si është te jap nga kockat e mia, nga gjaku e organet e mia… Nuk e dija si është te dashurohesh çmendurisht pas një krijese qe ende as e ke pare, këto po mi mëson ti e vogla ime, mami po rritet bashke me ty. Me beso qe ndiej sikur je ti ajo qe po me rrit mua me shume. Frika ime me e madhe kur hedh këto rreshta ne ekran oj e vogël, është se po tringëlloj klishe dhe e mërzitshme si cdo prind i ri, po ata çfarëdo te shkruaj gjithsesi nuk e dine se çfarë je ti per mua e ndoshta sdo e dine kurrë.

Kjo besoj për fajin tim sepse edhe pse kam lexuar mjaftueshem, serish ndihem sikur s’ka sasi librash qe me mbush fjalorin aq sa per tu shprehur me fjalët qe ti meriton te te them. Ti nuk je thjesht fëmija im e vogla ime, ti je 100 sfida te mamit te fituara njëherësh, je nje lufte e madhe qe mamit i ka kushtuar shume lot, shume fjale, shume dhimbje, shume ndryshime, po ne te njëjtën kohe moj mistrece shkelmuese, me ke dhene dite me diell, endrra, shprese, jete! Po me cfare te ti shperblej une ty keto? A do te mjaftojne lodrat qe do te blej o mamush? A do te kënaqin pushimet qe do bejme? A do te mjaftoje ty prania ime? Kujdesi im? A do jem une e afte te te jap ty aq sa per te kompensuar gjithcka ti me dhe mua? 100 pyetje ne koke e ëmbla ime e vogel, fluturza ime, po mami e di qe sapo te ti shoh syte cdo gje do marre kuptim dhe do kem gjithe pergjigjet e botes, ne krahet e mi … Te Dua o zog i bardhe! Mami

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Nikol Gjordeni (@saragjordeni)

Share With:
Translate »
39 Views