Në të njëjtën tavolinë me viktimën/ Si shpëtoi për mrekulli gruaja shtatzënë e Erjonit, pak sekonda më parë ajo…

Rezultoi të ishte kafja e fundit për Erjon Çelën ajo e sotmja në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Plumbat i morën jetën 35-vjeçarit, që ishte ulur me vëllanë, dajën dhe tre të afërm të tjerë, kur dikush zbriti nga nja “Benz” i zi dhe nisi të qëlloi me breshëri plumbash drejt tyre.

46-vjeçari Arben Dani, vëllai i viktimës, 28-vjeçari Blerim Çela dhe daja i viktimës 41-vjeçari Edmond Crroj mbetën të plagosur. Të njëjtin fat pati dhe kamerieri i lokalit, 19-vjeçari Azbi Selimaj.

Ajo që shpëtoi për mrekulli ishte gruaja shtatzënë e viktimës, që sipas raportimeve thuhet se kishte shkuar te marketi ngjitur pak çaste para se të ndodhte sulmi.

Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar skenën e krimit për të mësuar më shumë për ngjarjen e rëndë, ndërsa pistat kryesore dyshohet të jenë prishja e pazareve të drogës.

Share With:
Translate »
208 Views