Në vendin e përrallave: Ami kalon kohën më të bukur me Joelin

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë padyshim një çift shumë i dashur për publikun dhe një ndër më të komentuarit në media. Siç dihet ato janë prindër shumë të përkushtuar ndaj dy fëmijëve të tyre, Sia dhe Joeli. Dyshja, pavarsisht axhendës së ngarkuar për shkak të punës, gjithmonë gjen kohë për të kaluar më vogëlushët dhe për t’iu dhuruar sa më shumë dashuri.

Ami ka udhëtuar së fundmi drejt Gardalandës, park argëtues në Italinë Verilindore, dhe po kalon kohën më të mirë pranë të birit. Ajo ka publikuar në Instastoryn e saj pamje nga këto pushime dhe është pak të thuash që Gardalanda  është vend i bukur.

Joeli duket sikur po jeton në një përrallë. Ai është shumë i lumtur për këto momente pranë të ëmës dhe po argëtohet shumë. Më poshtë po ju sjellim foto nga Gardalanda që ta shikoni me sytë tuaj që Ami ka bërë zgjedhjen e duhur:

Share With:
Translate »
473 Views