Në vetëm 3 hapa! Mësoni si t’ia fitoni zemrën vjehrrës!

Vjehrrë-nuse është dhe një ndër marrëdhëniet më të ndërlikuara që mund të përjetojë secili.

Ky është raport shumë delikat ku gjithmonë duket se njëra nga palët del më shumë ose më me pak faj.

Ne do të shkruajmë këtë artikull për ato nuse dhe vjehrra që nuk i kanë marrëdhëniet shumë të mira, por me pak punë dhe tolerancë mund t’ia dalin të jenë mikesha.

Komplimentojeni vjehrrën

Shumica e grave i duan komplimentet, prandaj mos u kurseni me fjalët e mira. Fundja i keni pa shpenzime. Nuk ju kushton asgjë që herë pas here t’i bëni ndonjë kompliment për veshjen, flokët, por edhe për sjelljen.

Mbani anën e saj

Kur partneri juaj diskuton me nënën, gjithmonë mbani anën e saj. Ajo do ta vlerësojë mbështetjen tuaj. Me partnerin mund të pajtoheni më lehtë se me vjehrrën.

Bëni dhurata

Me siguri do të mendoni: Mos kjo gjë është e tepërt? Jo. Një gjë e vogël mund ta gëzojë atë. Ose nëse nuk doni të shpenzoni shumë para me veshjet, një ëmbëlsirë, ose ushqimin e saj të preferuar mund t’ia përgatisni dhe t’ia çoni në shtëpi.

Share With:



262 Views