Neda dhe Ogreni, 7 vite njohje dhe me dy beba
Formati “Big Brother Albania”, veç të tjerash ndër vite i ka dhënë mundësinë të rinjve të gjejnë dashurinë. Shumë prej pjesëmarrësve në këtë format, janë pëlqyer e janë dashuruar, por për pak prej tyre historitë kanë zgjatur. Një nga shembujt më të mirë është Neda dhe Ogreni. Dyshja u njohën në edicionin e katër të formatit dhe sot kanë një familje për t’u pasur zili.
Ditën e sotme çifti feston 3 vjetorin e martesës dhe në këtë ditë speciale Neda nuk nguron të tregojë edhe një herë dashurinë për bashkëshortin
“Shtatë vite e gjysmë me ty. Sot, tre martuar. Dy beba dhe unë vazhdoj të të mendoj tërë ditën e të më kërcejë zemra nga vendi kur rrotullon çelësin në derë. Gëzuar shoku im”,- shkruan ajo.