Nëna dhe babai zëvendësohen me “prindi 1 dhe 2”, Bashkia sqaron formularin e kopshteve që u bë viral

Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve ka hedhur poshtë formularin që qarkulloi ditën e djeshme në rrjete sociale, në të cilin fjalët nënë” dhe “baba” ishin zëvendësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2”. Formulari u publikua nga pastori Akil Pano, i cili deklaronte se“Agjenda Gay” ka nisur zbatimin në shkelje të plotë me Kodin e Familjes, që është në fuqi në Shqipëri.

Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Blerina Spshiu, psikologe e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve tha se të vetmet formularë që qarkullojnë nga institucioni janë ata që kanë të bëjnë me aplikimet për regjistrimin e fëmijëve. “Pamë në rrjete sociale këtë formular, por nga ana e Drejtorisë së çerdheve dhe Kopshteve, të vetmit formularë që qarkullojnë janë ata të aplikimit që bëhen për regjistrimin e fëmijëve.

Nuk është një formular zyrtar i dalë nga drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve. Nuk ka një formular të tillë. Formularët e vetëm që shpërndahen nga ana e drejtuesve dhe institucioni jonë kanë logon. Nuk ka vulën tonë. Mesa kuptoj dhe nga fotoja është një tip pyetësori për të të realizuar një doktoraturë, mbrojtje teze.

Ju them me përgjegjësi të plotë që të vetmet formularë janë ata që kanë logon, dhe janë formularë që bëhen për t’u plotësuar nga prindërit në lidhje për regjistrimet në çerdhe dhe në kopshte.”, tha ajo.

Share With:
Translate »
162 Views