Nëna dhe motrat vdesin para syve të 5-vjeçarit

Një djalë pesëvjeçar u gjet duke u fshehur nën tavolina nga tezja e tij, pasi nëna dhe motrat e tij u qëlluan për vdekje në masakrën e kishës së Teksasit, shkruan Daily Mail.

I mituri Ryland iu është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale pasi u qëllua në krah dhe në stomak kur Devin Patrick Kelley hapi zjarr në kishë.

Nëna e tij, Joann Ward, vajzat e saj Brooke Ward, pesë vjeç, dhe Emily Garza, shtatë, janë tre nga 26 viktimat e vrasjes masive. Motra e tyre, nëntë vjeç, Rihanna ka mbijetuar.

Mbrëmë, të afërmit e pikëlluar nga dhimbja, përshkruan skenën e tmerrit brenda kishës. Tezja e Ryland, Leslie Ward, tha për New York Daily News, se ajo shkoi me nxitim drejt kishës pasi dëgjoi të shtëna.

Ajo tha: “E gjeta nipin tim në pjesën e përparme të kishës, kishte dhimbje. Ishte e tmerrshme. Kishte trupa të vdekurish gjithandej. Nuk doja të isha përballë kësaj situate, por më duhej të bëhesha e fortë, dhe fillova të kërkoj familjen time. Nëna dhe motrat e Ryland vdiqën para syve të tij”.

Tezja e të voglit 5-vjeçar tha se i ati i fëmijës kishte vrapuar për te kisha pa veshur këpucët, pasi kishte dëgjuar të shtënat.

Kelley, një baba i martuar, hyri në Kishën e Parë Baptiste të Sutherland Springs, i veshur me të zeza, dhe nisi të gjuajë mbi njerëzit duke lënë të vdekur 26 persona.

Share With:
Translate »
924 Views