Nëna, djali dhe dhëndri u shisnin drogë minorenëve, arrestohet e gjithë familja shqiptare

Një bandë që trafikonte lëndë narkotike, ku mes tyre një familje shqiptare është arrestuar nga policia italiane.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se nënë e bir përkatësisht Adelina Lisi 40 vjeç dhe 23-vjeçar Hasan Lisi janë kapur duke shitur doza kokaine, marijuane dhe hashashi minorëve.

Në këtë trafik lëndësh narkotike, ata kishin përfshirë edhe dhëndrin rumun, Daniel Valentin Ungureanu, i cili u vu në prangat e policisë.

Në harkun kohor të dy viteve kjo familje kishte blerë dy shtëpi, një sipërfaqe toke dhe një makinë, vlera e të cilave shkon në 200 mijë Euro. Policia italiane ka sekuestruar tashmë pronat e familjes shqiptare, hetimi ndaj të cilëve kishte nisur që më 27 korrik të vitit të kaluar.

Gjatë operacionit të autoriteteve italiane, u sekuestruan 2 kg marijuanë, 1 kg hashash dhe 15 gram kokainë. Policia kishte nisur hetimet pasi kishte përgjuar bisedat kur flitej për shitjen e drogës.

“Ju jeni njerëz të mirë. Kam 10 njerëz në shtëpi për të ushqyer. 10 vetë që duan të ushqehen me një rrogë”, – ka thënë Adelina, duke shpjeguar se djali i saj kishte kërkuar punë por pa sukses. Policia italiane tha se një dozë kokainë 0.8 gram e shisnin për 60 Euro, kurse 1 gram marijuanë varionte 5-10 Euro.

Share With:
Translate »
809 Views