Nëna e 4 fëmijëve vrau veten pas bullizmit në TikTok, nesër protestë
Parditen e nesërme në Tiranë është thirrur një protestë pas ngjarjes së rëndë që ka tronditur qytetin e Durrësit dhe jo vetëm. Bedrie Loka, 41 vjeç dhe nënë e katër fëmijëve i dha fund jetës pas bullizimit që i është bërë në rrjetin social Tik Tok.
Kjo ngjarje e rëndë ishte e paralajmëruar më para dhe mund të evitohej, nëse policia do të kishte bërë punën e saj, pasi Loka një vit më parë kishte bërë denoncim në polici, për hapjen e një llogarie fallco me fotot e saj në këtë rrjet social
Por mesa duket, policia zgjodhi që të heshtte dhe mos të merrte asnjë veprim për denoncimin e 41-vjeçares. Por tashmë edhe pse shumë vonë, policia ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje të gjithë personelin e fasonerisë me qëllim për të zbuluar personin e vërtetë apo personat që kanë hapur adresën false.