Nëna e Beyoncé thotë se e bija është bullizuar kur ka qenë e vogël

Duket se Beyoncé nuk ka qenë gjithmonë “Queen Bee”, të paktën po t’i referohemi fjalëve të nënës së saj, Tina Knowles.

“Ajo ka qenë shumë e turpshme si fëmijë dhe për këtë është ngacmuar jo pak herë”, tha ajo në një video për Vogue, të cilën e ka shpërndarë edhe në Instagram.

“Por ditën që ajo u reagoi për këtë gjë, në fakt reagoi për veten. Realisht, emocionohem duke folur për këtë gjë dhe nuk mund të isha më shumë se krenare për të.”

Nëna e Beyoncé thotë se e bija është bullizuar kur ka

FOTO: HOUSTON CHRONICLE VIA GETTY IMAGES

E ëma e këngëtares së famshme nuk harroi të falënderonte në video edhe ish-pjesëtaren e grupit “Destiny-s Child” Kelly Rowland, të cilën e ka konsideruar prej kohësh si vajzën e saj. “Kelly ishte gjithmonë ai fëmija që përpiqej të mbronte të gjithë,” tha Tina.

Tina Knowles, mamaja e Beyoncé-s, u kujdes që ta shoqëronte videon me një mesazh të rëndësishëm për të gjitha gratë dhe vajzat në botë, por sidomos për fëmijët si qeniet më të pambrojtura.

“Çdo fëmijë është i ndryshëm! Por të gjithë janë kaq të veçantë. Besoj se fëmijët lindin me personalitetin e tyre,” ka shkruar ajo. “Tri vajzat e mia të gjitha i trajtuan gjërat shumë ndryshe në jetë. Vlerësoni personalitetet e tyre dhe respektoni individualitetin e secilit fëmijë,” shton ajo.

“Asnjëherë mos i krahasoni me të tjerët me negativet, gjithmonë lavdëroni dallimet pozitive dhe kushtojini vëmendje gjërave me të cilat mund të mburreni për to. Fëmijët e duan dhe inkurajojnë sjelljen pozitive.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tina Knowles (@mstinaknowles)

Share With:
Translate »
21 Views