Nëna e Beyonce tregon sekretin e emrave të binjakëve

Nëna e Beyonce-s Tina Knowles, përmes një postimi në Instagram ka hedhur dritë mbi emrat e binjakeve të divës së muzikës pop. Tina ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, pjesë nga poezia e poetit “Rumi”, të shekullit të 13-të. Sipas Harper Bazaar, kjo poezi ka qenë burim frymëzimi, për emrat e foshnjeve të Beyonce-s dhe Jay Z. Më parë është shkruar se Rumi do të thotë bukuri, por nëna e Beyonce-s e sqaron në këtë mënyrë. “Nuk është vetëm e bukur, por logjike. Ndonjëherë ne jemi arsyeja që nuk mund të gjejmë dashuri! Fillimisht, duhet të punojmë që të jemi të plotë”,-shkruan nëna e Beyonce-s bashkangjitur fotos me pjesën e preferuar të poezisë. Kjo poezi në fakt përveç bukurisë, fokusohet kryesisht në arritjen e dashurisë. Pra me pak fjalë një poet frymëzoi emrin e një prej binjakëve Carter. Dashuria e Beyonce-s për poezinë në fakt ka qenë e dukshme për shumë kohë, veçanërisht pasi bashkëpunoi me poetin britanik Warsan Shire në albumin “Lemonade”.

Share With:
Translate »
750 Views