Një ditëlindje e pazakontë për Albanën…

17 korriku, me gjasë, është ditëlindje VIP-ash. Të paktën e dimë që Angela Merkel feston sot 63-vjetorin, Landi Hysi feston 37-vjetorin dhe po kaq edhe Albana Osmani. Dy të fundit e kanë kaluar festën mes nismave ku janë më të angazhuar. Landi, mes miqve të DSA, ndërsa Albana mes luleve të diellit. Kauza që moderatorja e Top Channel mori përsipër rreth një vit më parë në ndihmë të fëmijëve të sëmurë në QSUT, tanimë ka hyrë në një fazë të re. #tijenjeluledielli, nisma e Albanës, nuk është kthyer në qëllim vetëm për të, por edhe për shumë njerëz të tjerë që janë bërë pjesë e kanë dhënë kontributin e tyre në mbështetje të kauzës. E çfarë tjetër mund të ishte dhuratë më e bukur për ditëlindjen e Albanës? Nga të gjitha vendet e botës, ajo ka marrë pa fund mesazhe nga miqtë që e ndjekin, ata që e njohin ose jo, por që e mbështetën fushatën e saj e janë gati për ta vazhduar. E emocinuar me shumë urimeve anembanë botës, Albana ka postuar disa prej tyre në profilin e saj duke u shprehur mirënjohjen.

 

 

Share With:
Translate »
757 Views