Nëna e Cristiano Ronaldo, mesazh mbështetës për të birin

“Edhe pse larg, jemi me ty. Gjithçka do shkojë mirë. Zoti është i madh”. Janë këto fjalët e nënës së futbollistit Cristiano Ronaldo.

Maria Dolores Alveiro, shfaq edhe njëherë mbështetjen për të birin, duke postuar këto fjalë në Instagram.

Tifozja më e madhe e lojtarit të Juventus, zgjedh këto fjalë për të inkurajuar sulmuesin që të ecë përpara.

Kjo pasi gjatë këtyre ditëve Ronaldo ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, pas akuzave të modeles amerikane Kathryn Mayorga.

Share With:
Translate »
570 Views