Nëna e Getoarit një beqare e lumtur! Shihni çfarë thotë për gratë pa burra

Prindërit e reperit të njohur, Getoar Selimit janë divorcuar disa vite më parë. Ndërkohë që babi i tij ka preferuar të mos shfaqet në publik, nëna e tij tashmë është kthyer në një personazh të njohur nga të gjithë.

Prej disa vitesh ajo gëzon statusin e një gruaje beqare dhe me sa duket kjo gjë po ja “shton” jetën zonjës Florije. Nëna e reperit po e shijon faktin që është beqare dhe këtë nuk ngurron ta shprehë edhe në rrjetet sociale.

Në një postim në “Facebook”, zonja Florije ka publikuar një artikull që flet për sekretin e jetëgjatësisë.

“117-vjeçarja: Sekreti i jetëgjatësisë është se nuk kisha burrë të më nervozojë”, është titulli i lajmit që mami i Getoarit ka publikuar në “Facebook”.

Me këtë postim Florije Kelmendi na tregoi se ndihet e lumtur për vendimin që ka marrë për jetën e saj.

 

Share With:
Translate »
1009 Views