Prekëse, 76-vjeçarja ecën 15 milje në ditë për të dërguar nipin e sëmurë në shkollë

Një gjyshe në Kinë thuhet se ecën 15 milje në ditë në mënyrë që të sigurohet që nipi i saj i cili lëviz me një karrocë me rrota të shkojë në shkollë.

Shi Yuying bën udhëtimin e gjatë në këmbë cdo ditë për në shkollën e nipit në provincën Guangxi, sipas Huanqiu Neës.

76-vjeçarja u shpreh: “Për sa kohë që unë mund ta shtyj nipin dhe të eci në këmbë, unë do të vazhdoj ta bëj këtë gjë.”

Ajo madje e bën rrugën dy herë në ditë për Jiang, në mëngjes dhe pasdite.

Nipi i saj nëntë vjeçar vuan nga paraliza cerebrale, një gjendje e trurit që prek lëvizjen dhe bashkërendimin. Sëmundja e ka lënë atë të paaftë për të ecur dhe ka nevojë për kujdes të plotë.

Nëna e tij thuhet se u rimartua dhe babai i tij u largua për të gjetur një punë në një qytet në një përpjekje për të mbështetur familjen e tij duke e lënë znj. Yuying si kujdestaren e tij të vetëm.

Edhe pse Jiang është i kufizuar fizikisht, ai është një fëmijë i zgjuar dhe veçanërisht i mirë në matematikë, tha znj. Yuying.

Familja thuhet se ka grumbulluar borxhe që përpiqen të paguajnë faturat mjekësore për trajtimin e tij.

Share With:
Translate »
621 Views