Nëna e Selena Gomez: Pse duhet të pushoni pak nga rrjetet sociale

Selena Gomez u shfaq me nënën e saj, Mandy Teefay, në tapetin e kuq për filmin “13 Reasons Why”. Mandy foli hapur lidhur me periudhën e pushimit që iu desh këngëtares nga mediat sociale. Ajo tregoi për “Entertainment Tonight”, se pauza ishte për të ndihmuar vajzën e saj të vlerësonte prioritetet dhe për të rifituar ekuilibrin me jetën në realitet.

“Kur ajo u bë e famshme, unë isha, “Nuk je e shokuar?”. Nuk është diçka arrogante sepse është dita jote që ma pas bëhet jeta jote. Pastaj kur ikën në shtëpi ose kur ikja në shtëpinë e bashkëshortit tim në Midwest, isha “Kjo nuk është e vërtetë”, u shpreh Mandy Teefay.

Kur u pyet pse Selena dukej rrëzëlluese në tapetin e kuq, nëna e saj tha:

“Mendoj se e ka nga pushimi që mori. Ti pyete si është të ndihesh kur je në këtë botë, ne jemi në një flluskë. Nuk është një botë e vërtetë. Nuk e kupton këtë deri sa del nga flluska”.

Ja ku e kuptuat! Pushimi nga mediat sociale ju bën mirë, veçanërisht nëse jeni të famshëm.

Share With:
Translate »
748 Views