Njihuni me djalin “Spiderman”, shikoni si ngjitet në mur

Pamjet e një djali të vogël janë bërë virale pasi ai u ngjit në mur njësoj si ‘Spiderman’ për të marrë një objekt. 3-vjecari, Arat Hosseini duket jashtëzakonisht i suksesshëm në këtë gjë, pasi e hedh poshtë teorinë e graviteti dhe ngjitet si një profesionist në murin e shtëpisë së tij.

Ai nuk mbante asgjë në duar apo në këmbë, thjesht i përdori ato si heroi i filmave të njohur dhe u ngjit në kolonën e dhomës. Kur u ngjit deri në tavan, mori një top tenisi që kishte mbetur dhe zbriti përsëri pa pësuar dëmtime.

Kjo gjë ka ndodhur pasi prindërit e tij e kanë inkurajuar që të merret me ushtrime gjimnastikore, prandaj ai mund të bëjë sfida të tilla, të cilat ndodhet në një llogari në Instagram.

 

Share With:
Translate »
783 Views