Nëna e Selena Gomez shprehet për ndarjen e së bijës me Justin Bieber

Ndërkohë që të gjithë pyesin nëse Selena dhe Justin janë ndarë përfundimisht apo vetëm për pak kohë, ajo që dihet është se shkaku i ndarjes është nëna e Selenës, Mandy Teefey. Sipas një burimi të afërt me Selenën, ajo nuk e pëlqente Justin dhe nuk kishte besim te ai.

E! News mundi t`i merrte një intervistë të shkurtër Mandy-t dhe e pyeti rreth lidhjes së të bijës me këngëtarin. Përgjigja e saj ishte: “Ju duhet ta dini më mirë se unë, ne nuk kemi folur për këtë gjë”. Dhe pse gazetari u mundua të mësonte më shumë Mandy tha se nuk dinte asgjë.

Megjithëse në janar ajo u shpreh se Selena mund ta jetonte jetën e saj me kë dhe si të donte, kur e kuptoi sa serioze po bëheshin gjërat mes Selenës dhe Justin u shqetësua aq shumë saqë përfundoi në spital.

Share With:
Translate »
666 Views