11-vjeçari autik përdhunohet nga babai dhe e dashura, pasi mendonin se ishte gay

Një baba përdhunoi djalin e tij autik 11 vjeçar, sëbashku me të dashurën e tij sepse mendonin se ai ishte homoseksual.

Sean Cole, 29 vjeç, dhe Khadeijah Moore, 21, përballen me burgim të përjetshëm, pasi u shpallën fajtorë për krimet e tmerrshme në Huntsville, Alabama.

11-vjeçari, i cili jeton me nënën e tij në Georgia SHBA, ishte duke vizituar babanë e tij në vitin 2016, kur ndodhi abuzimi seksual.

Gjykata shpjegoi se si Cole e gjeti djaloshin në atë që e konsideronte ‘pozitë komprometuese’ me një djalë tjetër dhe prej kësaj u zemërua.

Në përgjigje, ai e bëri Moore të kryente marrëdhënie seksuale me djalin. Cole pastaj e udhëzoi atë për të kryer marrdhënie seksuale me të dashurën e tij.

Tim Douthit, prokurori i rastit, i tha AL.com: “Ishte vetëm i brengosur se djali i tij ishte homoseksual, ose mund të bëhej homoseksual. Nuk ka prova që ai ka një tërheqje seksuale ndaj djalit të tij ose fëmijëve të tjerë.”

Nëna e djalit u bë e dyshimtë kur djali u kthye në Gjeorgia dhe filloi të bënte pyetje rreth seksit.

Ai më në fund i tha asaj se çfarë kishte ndodhur dhe nëna e çoi menjëherë në Huntsville për të kontaktuar policinë lokale. Çifti u arrestua në janar 2017.

Douthit tha se kur një intervistues i mjekësisë ligjore pyeti djalin për përdhunimin, djali tha atë që ai mendonte në atë kohë: ‘Pse baba im po ma bën këtë mua?’

Share With:
Translate »
889 Views