Nëna e të riut që goditi Berishën: Djali im është bipolar

Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit që goditi Berishën gjatë protestës së sotme është shprehur për Euronews se djali i saj vuan nga bipolariteti dhe kjo ngjarje nuk ka lidhje me politikën.

“Fatkeqësia e djalit tij nuk dua të që të shfrytëzohet nga policia. Punonte si motorist, shpërndante pica. Nuk ka as shokë, as shoqe që merret me këto. Absolutisht nuk është përdorur. Problemet e tij ai i ka pasur të ndryshme. Absolutisht nuk kishte ndonjë simpati politike. As për të votuar nuk shkon. Unë nuk e di pse ka shkuar sot në protestë. I kërkoj ndjesë atij që i gjuajti, z. Berisha. Nuk dua që një parti politike të merret me hallet e tij. Më vjen shumë keq që merren me fatkeqësitë Është i sëmurë me çrregullim bilpolar, ka epikrizë, mjekohet prej 5 vjetësh. Nuk e dija ku ishte. Në mëngjes e lashë të qetë, i thashë rri në shtëpi, sikur ta parandjenja”, ka thwnw ajo.

Share With:
Translate »
81 Views