Nëna e Zayn Malik flet për raportin me tij me të bijën, Gigi Hadid dhe njohjet e reja

Zayn Malik po qëndron beqar për t’u fokusuar tek vajza e tij dyvjeçare Khai. Nëna e yllit të ‘One Direction’, Trisha, ndau një përditësim me ‘MailOnline’ mbi statusin e marrëdhënies së këngëtarit pas ndarjes së tij në vitin 2021 nga supermodelja Gigi Hadid.

Zayn së fundmi u përfol për një lidhje me Selena Gomez, por romanca e tyre e shkurtër mendohet se kishte marrë fund në korrik, kur ajo e hoqi nga Instagrami atë dhe yjet e tjerë, duke përfshirë ish-in e tij Gigi, Bella Hadid, Dua Lipa dhe Zendaya. Para kësaj, romanca e fundit publike e Zayn ishte me Gigi, nga e cila u nda për herë të parë në vitin 2018 para se të ribashkoheshin dhe të mirëprisnin fëmijën e tyre të parë së bashku, e cila mbush tre vjeç muajin e ardhshëm.

Marrëdhënia tjetër e tij publike ishte me Perrie Edwards, me të cilën ishte i fejuar për dy vjet përpara se ta linte ‘brutalisht’ përmes disa mesazheve.

Trisha, e cila tha se Gigi dhe Perrie ishin ‘vajza të shkëlqyera’, zbuloi se Zayn po e fokuson energjinë e tij në bashkë-prindërimin e Khai dhe nuk është i fokusuar në njohje të reja. Ajo tha për MailOnline:

“Energjitë e Zayn janë të përqendruara në të qenit një baba i mirë për Khai dhe punën e tij dhe kjo nuk do të ndryshojë së shpejti. Ai është një baba i mrekullueshëm, shumë i kujdesshëm dhe i dashur dhe i kushton shumë kohë vajzës së tij. Është ajo që i jep atij kënaqësinë më të madhe në jetë.

Ai është një djalë i bukur dhe shumë femra janë të interesuara për të, por asnjë nga këto nuk i intereson për momentin.Gjithçka ka të bëjë me Khai-n dhe më pas punën e tij.”

Ajo po ashtu foli edhe për raportin e tyre me Gigin.

“Gigi dhe Zayn janë prindër dhe marrëdhënia e tyre po funksionon shumë mirë. Ata janë të dy njerëz dhe prindër të mrekullueshëm. Gigi erdhi në Bradford vetëm një herë për të na vizituar kur ishte me Zayn dhe e gjithë gjëja u mbajt shumë e qetë. Ishte pak e çuditshme të kesh një supermodele në shtëpi, por ajo është shumë me këmbë në tokë. Ajo është një vajzë e mrekullueshme, unë ende e dua shumë dhe është për të ardhur keq që gjërat nuk funksionuan për ta, por kjo është jeta.”

Trisha zbuloi gjithashtu se ajo po planifikon të fluturojë për në Los Angeles muajin e ardhshëm, ku Zayn jeton për të festuar ditëlindjen e tretë të Khai. Duke folur për marrëdhënien e tyre të ngushtë, ajo tha:

“Unë flas me kamër Khai të paktën dy ose tre herë në javë dhe është e mrekullueshme të kesh një marrëdhënie me të, edhe pse ajo është shumë larg. Për shkak të të gjitha telefonatave, ajo më njeh menjëherë. Mezi pres të shkoj në Los Angeles për të festuar ditëlindjen e saj dhe do të jetë bukur të kaloj pak kohë me djalin dhe mbesën time. Më mungojnë të dy, por Zayn ka jetën e tij tani në SHBA dhe po kënaqet si baba beqar”.

Trisha zbuloi se Zayn dhe Khai shkuan për ta vizituar atë 18 muaj më parë pasi ajo kishte kryer një operacion.

“Isha shumë keq atëherë sepse kisha probleme me zemrën. Unë e dua jetën, më pëlqen të jem gjyshe. Unë kam dy nipër në Bradford, një mbesë në Los Angeles dhe gjithmonë vrapoj për familjen. Puna e një gruaje nuk kryhet kurrë.”

Share With:
Translate »
69 Views