Nëna i ra borisë për t’i parakaluar, qëlluan me plumb në kokë të birin 4-vjeçar

Një 4 – vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi u qëllua me një plumb në kokë, pas një incidenti banal të ndodhur në rrugë.

Policia e Cleveland, SHBA, tha se i mituri ishte qëlluar ndërkohë që nëna e tij i jepte makinës, në orët e para të mëngjesit, në zonën e Dead Man Curve.

Sipas autoriteteve, gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pasi gruaja i ra borisë së makinës për të parakaluar një automjet që kishte zënë rrugën. Por mjeti në fjalë e ndoqi nga pas deri në autostradë dhe qëlloi me armë në drejtim të makinës së saj. Fatkeqësisht plumbat kapën 4 – vjeçarin.

I vogli, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u dërgua me urgjencë në spital. Sipas amerikanes ABC News, ai iu nënshtrua operacionit dhe mësohet se plumbi nuk i ka prekur trurin.

Në një deklaratë, policia tha se ka nisur hetimet dhe se po kërkon për dy persona, që dyshohen si autorë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Share With:
Translate »
722 Views