“Nëna ime ishte model për miliona njerëz, unë do filloj me birin tim” fjalimi i Harryt në ditëlindjen e 58-të të Lady Dianës

Është vetëm dy muajsh dhe Archie Harrison i ka ndryshuar  jetën  kryekëput. Që prej ditës kur ai erdhi në jetë, Princ Harry nuk i fshehu  emocionet për asnjë moment dhe u shpreh se ishte njeriu më i lumtur. Ditët do të kalonin e veç gëzimit duket se përgjegjësia rritej  dhe bashkë me fëmijën rritej dhe Harry si baba. Përpara qindrave të rinjve në National Youth Mentoring Summit, 34-vjeçari foli hapur rreth eksperiencës së tij si baba dhe shembullit që duhet t’i japë djalit të tij në rradhë të parë, e më pas trashëgimtarit të fronit.

Princ Harry diskutoi se si ai zbuloi fuqinë e “një modeli të padukshëm” një personi që mund të frymëzojë të tjerët pa e ditur  dhe ai pohoi se po përjeton një dinamikë të ngjashme me fëmijën e tij.

“Tashmë e kam të qartë, se si baba, djali im gjithmonë do të më shohë, do imitoj sjellin time e ndoshta do të ecë në gjurmët e mia”-tha ai. “Por nuk është vetëm roli im si një baba që më mëson këtë gjëra, është tek njerëzit që unë shoh çdo ditë që nuk e kuptoj sa mund të frymëzohen apo jo nga unë”

Duka i Sussex gjithashtu nuk la në hije kujtimin e nënës së tij për të cilën tha: “Ajo ishte një model për aq shumë veta, sa nuk e kuptonte ndikimin që kishte në jetën e atyre njerëzve” Ai shtoi se nuk është nevoja të jesh një princ apo princeshë për të qenë një model për t’u ndjekur”

Në fund të fjalimit të tij, Harry nderoi nënën e tij me këto fjalë në ditën e saj të lindjes : “Jam tepër krenar për atë që ajo arriti dhe mund të them me siguri se nëna ime, e cila do të kishte festuar 58 vjetorin do të ndjente të njëjtën gjë për mua”, tha ai.

Share With:
Translate »
520 Views