”Kremi i trupit më shpëtoi jetën”, historia e pazakontë e mamasë 27-vjeçare që zbuloi krejt papritur se kishte kancer gjiri

Gjëja e fundit që mund t’i shkojë në mendje një trembëdhjetëvjeçareje janë problemet me shëndetin, megjithatë kur Hollie Drynan-it iu tha se kishte tumor në tru jeta e saj ndryshoi përgjithmonë. Për vajzën britanike nga Essex, do të niste një kalvar i gjatë trajtimesh dhe ciklesh radioterapie e kimioterapie, të cilat zgjatën plot 8 muaj, derisa në të njëjtin vit, 2005 derisa u shërua plotësisht. Mirëpo, shtatorin e kaluar ajo do të përballej me të vetmen gjë që donte të mbante larg nga jeta e saj: një kancer i dytë.

Mamaja 27-vjeçare vuante prej kohësh nga dhimbjet e forta të barkut, të cilat bëheshin gjithmonë e më intensive. Fillimisht mjekët i klasifikuan si dhimbje të shkaktuara prej ciklit menstrual, ndërsa disa javë më vonë iu tha se ishte intolerante ndaj glutenit dhe vuante nga sindroma e zorrës së irrituar. Mirëpo pavarësisht diagnozave të njëpasnjëshme, ajo nuk kishte asnjë përmirësim.

Derisa një ditë teksa lyhej me krem trupi, vuri re praninë e një gunge të çuditshme në gjirin e djathtë, i cili rezultoi të ishte kancer beninj. E trembur nga kjo situatë, 27-vjeçarja shkoi menjëherë në spital dhe mjekët u habitën nga ajo që vunë re, brenda trupit të saj rritej një masë tumorale 8 cm.

”Nuk mund ta besoja që po më ndodhte sërish. Ishte e tmerrshme të provoja të njëjtën ndjesi frike dhe ankthi si 14 vite më parë. Tani jam edhe mama, dhe nuk doja ta lija vajzën kaq të vogël.”-u shpreh ajo. Mamaja e re iu nënshtrua mastektomisë (heqjes së gjirit) dhe ka ndarë historinë e saj me qindra gra të tjera, duke ju kërkuar të mos injorojnë asnjë shenjë a simptomë në trupin e tyre.

Share With:
Translate »
561 Views