Nëna kureshtare lexon ditarin e vajzës 12-vjeçare, zbulimi rrëqethës që bëri i shkatërroi jetën

Mamaja e një 12-vjeçareje zbuloi se vajzën e saj të vogël e kishin përdhunuar pasi lexoi ditarin e saj. 18-vjeçari Taylor James Dusen nga Michigani u shpall fajtor për përdhunimin e të miturës dhe do dënohet me të paktën 5 vite për krimin e tij. Dusen u vetë deklarua fajtor për sulm seksual të shkallës së parë për kryerjen e marrëdhënieve intime me një të mitur. Policia u njoftua pasi mamaja e vajzës kishte lexuar ditarin e saj dhe kishte bërë zbulimin rrëqethës. Sipas prokurorit Timothy Maat, Dusen e njihte viktimën dhe krimi ishte i paramenduar. Ata ishin takuar nëpërmjet një miku të përbashkët në vitin 2016. I riu nuk ishte person me precedentë penalë të mëparshëm megjithëse krimin ndaj saj e kishte kryer edhe më parë në muajin mars në shtëpinë e vajzës.

 

Share With:
Translate »
968 Views