Nëna mbyt pesë foshnjet dhe i fsheh në frigorifer

Një nënë është dënuar me tetë vite burg, pasi ka mbytur pesë prej foshnjave të saj të sapolindura dhe i ka fshehur në një frigorifer.

Romana Canete, 37 vjeç, i lindi foshnjet në vaskën e saj dhe pastaj i la ato të vdisnin në ujë, në shtëpinë e saj në Louchats të Francës.

Një nga dy vajzat e saj adoleshente, gjeti njërën nga foshnjat në një thes që ishte vendosur në frigorifer.

Pasi i tha babait të saj, Juan Carlos, i cili alarmoi policinë, ata gjetën edhe trupat e tjerë.

Sipas BBC, lindjet dhe vdekjet besohet të kenë ndodhur gjatë një periudhe dhjetëvjeçare dhe Carlos tha se nuk ishte në dijeni për shtatzënitë.

Zbulimet janë bërë në vitin 2015 dhe Canete i ka kaluar tashmë tre vjet burg.

Share With:
Translate »
542 Views