Nëna përjeton TMERR/ I riu i rrëmben foshnjën 18 muajsh nga krahët, të miturit i këputet gishti
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Britaninë e Madhe, teksa një i ri ka tentuar të rrëmbejë një foshnjë 18 muajshe.
Ngjarja ka ndodhur në “Mayor Street”, në Bolton, teksa foshnja me të ëmën po ecin së bashku në rrugë.
Një 21-vjeçar e tërhoqi të miturin me forcë nga krahët e nënës, duke bërë që foshnjës t’i këputej dhe një nga gishtat e këmbës.
Po ashtu, raportohet se gjatë kohës që përpiqej të largohej nga vendngjarja, ai po e mbante foshnjën kokëposhtë, teksa ai qante dhe nga këmba i rridhte gjak.
Nëna arriti që ta merrte të miturin vetëm pas ndërhyrjes së disa shoferëve që po kalonin aty pranë, të cilët ndaluan makinat për t’i bllokuar rrugën sulmuesit.
21-vjeçari më pas hyri në një makinat duke kërcënuar shoferin që ta largonte nga aty, por ky i fundit bëri rezistencë duke e mbyllur në makinë derisa erdhi policia.
Foshnja u dërgua në spital, ku iu nënshtua një operacioni për qepjen e këmbës e po ashtu rezultoi se kishte thyer dhe krahun.