Nëna shqiptare proteston para gjykatës italiane me foton e djalit të vdekur: Dua drejtësi, djali im u poshtëruar

Një nënë shqiptare e cila kërkon drejtësi për djalin e saj të vdekur, ka protestuar para një gjykate italiane me foton e djalit të saj të vdekur. Djali i saj Maringleno Dodaj, humbi jetën në 2011, pasi ra nga çatia e një kompanie në Narni Scalo dhe si pasojë humbi jetën në moshën 25-vjeçare.

Lena Dodaj, nëna e tij, u shfaq para gjykatës së Ternit me një poster të madh ku ishin vendosur fotot e të riut, të zhveshur dhe pa jetë, në hollin e urgjencës së spitalit Santa Maria, ku ishte shtruar pas aksidentit.

Gruaja tha se fotot i kishte zbuluar së fundmi në një dosje të marrë nga prokuroria.

‘’Ndihem e gënjyer! E shtrinë në dyshemenë e hollit të Urgjencës të spitalit Santa Maria’’ janë fjalëtrrëqethëse të nënës shqiptare. ‘’Jam e tronditur! Djali m’u poshtërua edhe i vdekur. I bëj thirrje prokurorit të Perugia që të ndërhyjë në çështjen tmerruese” tha ajo, duke shpjeguar se është e gatshme të vazhdojë protestën e saj edhe para zyrave gjyqësore të Perugias.

Share With:
Translate »
39 Views