Nëna u mori celularët për tu dhënë mësim fëmijëve, ata i ngrenë kurthin ‘gjenial’
Michelle Giggler kishte qëllime të mira kur filloi konfiskimin e telefonave, tabletave dhe pajisjeve të tjera për fëmijët e saj në momentin që do flinin gjumë.
Ajo është nën e katër fëmijëve mes moshës 8 dhe 13 vjec dhe bëri këtë veprim që ata të kenë gjumë më të mirë.
“Unë jap mësim në shkollën e mesme dhe shoh fytyra të lodhura dhe të përgjumura të nxënësve, të cilët rrinë gjithë natën zgjuar në celular”, tha ajo në një postim në Twitter.
Plani i saj nuk ishte aq i mirë sepse fëmijët u mblodhën për ti ngritur një kurth. Të gjithë kishin vendosur alarme të ndryshme në celularët e tabletat e tyre që nuk pushonin gjithë natën, gjë që ajo e konsideroi ide gjeniale.