Nënat po nevrikosen me Instagramin, se u fshinë fotot e djemve me flokë të gjatë

Një grup nënash në Instagram kërkojnë të dinë pse rrjeti social u fshinë fotot pa bluze të djemve të tyre, pavarësisht se ato nuk kanë shkelur asnjë rregull.

Djemtë janë nga vende të ndryshme të botës dhe kanë të gjithë një të përbashkët: flokët e gjatë.

Një prej tyre është edhe 4-vjeçari Parker, që jeton në Florida, pranë plazhit

“Ne jemi gjatë gjithë kohës në plazh. Ai nuk vesh kurrë një bluze”, thotë nëna e tij, Tori Spooner. Ajo i hapi një llogari që po e përdor për të ndërgjegjësuar njerëzit që të mos ndotin plazhin, por një prej fotove të tij u fshi nga rrjeti social dhe në mesazh shkruhej se “ishte me përmbajtje seksuale dhe nuk na lejohej që ta mbanim. Ishte thjesht një paralajmërim”.

Herën e dytë Tori Spooner tregon se Facebook e bllokoi që të mos kryente asnjë veprim për disa ditë. E njëjta gjë ndodhi edhe me Instagram-in, derisa i mbyllën llogarinë dy javë më parë, me më shumë se 6000 ndjekës, me arsyen se shumë foto ishin raportuar si shkelje.

Kështu mori një vendim, fotografoi djalin me një tabelë në duar ku shkruhej: “I dashur Instagram, jam djalë. Thjesht kam flokë të gjatë. Mjaft i fshive fotot e mia!”.(Profili i ri ketu)

Por në fakt ajo nuk është e vetmja. Shumë nëna që kanë hasur të njëjtin problem, kanë marrë të njëjtin vendim:

   

Share With:
Translate »
423 Views