Nënë e 3 vajzave, Merita Halili mezi pret të bëhet gjyshe

Këngëtarja e njohur Merita Halili që prej vitesh vazhdon të njihet si ikonë e muzikës popullore shqiptare. Prej më shumë se 20 vitesh, Merita jeton me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dhe ka vazhduar karrierën e saj si këngëtare. Ajo është nënë e tre vajzave, Megi 30 vjeç, Enxhi 23 dhe Rea 16.

Ajo u rikthye në Shqipëri së fundmi për të mbajtur koncertin e saj recital ‘Lule T’Bukura Ka Tirona”. Emisioni ‘Lart e poshtë’ ka sjellë për publikun pamje ekskluzive nga prapaskenat e këtij koncerti. Merita ka lajmëruar se ata që e humbën koncertin në Tiranë, do munden ta shikojnë në vende tjera pasi do të mbahet dhe në vendet ku ka shqiptarë si Kosovë, Maqedoni e Mal i Zi.

Po ashtu gazetari Andi Vrapi e ka intervistuar për gjëra personale, familjare. Ai e ka pyetur nëse mezi po pret të bëhet gjyshe apo ia ka lënë në dorë kohës. “Qëllimi im si nënë ka qenë që t’i rris dhe t’i edukoj mirë, të shkollohen, të edukohen mirë, të vazhdojnë të jenë sa më të pavarura me veten e tyre. Për mua byzylyku i floririt apo i diamantit është shkolla. Unë dua që ato të edukohen pastaj jeta vazhdon!”, u përgjigj Merita duke treguar se gjithçka është në duar të vajzave të tyre, nëse duan ta bëjnë gjyshe atëherë mirë, ajo nuk do t’i nxitojë për asgjë.

Share With:
Translate »
673 Views