Nënë e bir bien nga 50 metra lartësi, shpëtojnë mrekullisht
Një grua rumune dhe bebja e saj mashkull kanë shpëtuar mrekullisht pas një rrezmi nga 50 metra lartësi. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në kështjellën Denia, në Alicante të Spanjës.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat spanjolle, sipas të cilave gruaja dhe foshnja kanë marrë plagë serioze në trup, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ato janë disa fraktura të ndryshme në trup, por shkaqet e rënies në një prej torrave të kështjellës janë ende të paqarta.
Nëna dhe bebja mund të kenë shpëtuar nga rrjetat që rrethojnë torrën e kështjellës, të cilat janë vendosur për të mbrojtur kalimtarët nga ndonjë rënie i mundshëm gurtë. Policia thuhet se ka nisur hetimet.