Nënë e dy fëmijëve, por Elita Rudi mahnit me format e saj

Elita Rudi është një nga moderatoret më të mira për publikun shqiptar.

Moderatorja Elita Rudi po shkëlqen në “Big Talk Kosova”, programin e së dieles në “Klan Kosova”, ku diskutohen zhvillimet e javës brenda shtëpisë. Elita, në program po shfaqet me fustane nga Valdrin Sahiti dhe paraqitja e saj është pëlqyer nga publiku.

Në shou, Rudi është elegante, me raste edhe ekstravagante, ndërkaq në jetën e përditshme ajo zgjedh të duket mjaftë moderne, shkruan Kosovarja. Elita Rudi njihet për një mori produksionesh televizive mjaftë të shikuara dhe interesante. Ajo, është kthyer në televizion pas tre vitesh pauzë.

Thuajse çdo ditë ajo publikon foto dhe video në rrjetet e saj sociale duke qenë më e afërt me ndjekësit, dhe sigurisht nuk kanë se si të mungojnë komentet e shumta. Shtatzënia me Botën ishte një surprizë për Elita Rudin dhe bashkëshortin e saj, Gjikon.

elita rudi (8)

Zëri tashmë është vëllai i madh dhe siç moderatorja ka treguar nuk është aspak xheloz për të motrën.

Mirëpo, ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë nëse çifti shumë i dashur për publikun mendojnë të bëhen prindër për herë të tretë. Elita ka dhënë një përgjigje të prerë duke thënë: “Jo!”.

elita rudi (11)

Share With:
Translate »
89 Views