Nënë e re, Arbenita flet për herë të parë e emocionuar

Fero dhe Arbenita u bënë prindër për herë të parë me datë 24 Prill. Modelja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Nina.

Lajmin e bukur e dha vetë Arbenita duke publikuar në rrjete sociale një foto me të porsalindurën, ndërsa emrin e saj e zbuloi Fero. Modelja është bërë nënë në një moshë të re dhe kjo ende nuk i besohet.

Vetëm së fundmi ajo ka ndarë në rrjete sociale një video të saj në Instastory, krahas së cilës ka shkruar: “Nuk më besohet ende që jam bërë një mami”, shoqëruar nga një emoji i emocionuar.

Share With:
Translate »
209 Views