Nënë e re, por në superformë për pushime. Suada Sherifi tregon sekretin
Suada Sherifi tashmë është mami i një vogëlusheje 9 muajshe, Deizi, e cila ia ka ndryshuar jetën plotësisht ish Miss-it të njohur. Kjo është vera e parë për Suadën që e kalon si një mami e re e me shumë angazhime. Në një intervistë të fundit për Gazetën Shqiptare, Suada ka rrëfyer më shumë për jetën e re, ambiciet në karrierë dhe planet për t’u rikthyer në ekran.
Pushimet e shkurtra me të bijën i ka nisur, por ndërkohë ka edhe pak kohë që i është përkushtuar biznesit të ri, një klinikë dermo-estetike që po ashtu kërkon shumë angazhim. Por vera, me siguri, do të lërë pak kohë edhe për pushime me të bijën, e cila është prioritet i Suadës gjatë këtyre muajve: “Deizi ka ndryshuar komplet filozofinë e jetës sime. Regjimin tim, ambiciet e mia. Unë sot dal në punë dhe motivohem në maksimum prej saj, që ajo të ketë disa gjëra të ngritura prej meje. Që ajo të ketë një mama të përkushtuar ndaj punës dhe ta ketë si pikë referimi. Natyrisht, ajo është qendra e botës sime dhe para saj nuk vë kurrë punën, por do të doja ta mësoja edhe me pjesën e shkëputjes dhe pavarësisë që tani që është e vogël, që të mos e kishim dramë shkëputjen për disa orë”, – rrëfen Suada për jetën e re pranë Deizit. Rikthimi në linjat e paralindjes në një kohë mjaft të shkurtër i ka habitur të gjithë në rastin e Suadës, por për të gjithçka ka shkuar normalisht, pa shumë sforcim: “E vërteta fare është që, përveç një regjimi që unë e kam mbajtur edhe gjatë shtatzënisë, që konsiston në një dietë të shëndetshme, unë ushtrohem në palestër 2-3 herë në javë këtë periudhë. Një faktor kyç është geni dhe metabolizmi. Plus vite të tëra që kam luajtur basketboll, janë një ndihmë shumë e madhe për t’u rikthyer në formë…” – tregon Suada. bE pyetur se cc’plane ka për martesën, ajo thotë se kanë menduar që të organizojnë diccka të veccantë, por akoma nuk kanë konkretizuar gjë, kështu që “deri atëherë nuk dua të flas shumë.” Për momentin, Suada dhe familja e saj e re po planifikojnë pushimet e gjata të verës: “Jemi duke i planifikuar pushimet. Deizi nuk mund të mungonte kurrsesi. Alternativa 10 ditë pa Deizin nuk mund të supozohej fare. Kemi menduar ta nisim me jugun e Francës për të përfunduar në Spanjë.” Por e di mirë se pushimet me bebe s’mund të jetë ato të dikurshmet, me festat e natës apo schiuma party-t: “Sigurisht që kemi hequr dorë! Gjatë ditës mund të kem edhe pak ndihmë për vajzën, por gjatë natës kurrsesi nuk mund ta lë vetëm. Unë kam një gjumë shumë të lehtë dhe kam shumë siguri te kjo pjesë.”