Tronditen mjekët, lind fëmija i parë në botë pa gjini

Mund të duket e çuditshme, por Searyl Atli i lindur në Kanada është fëmija i parë në botë pa gjini. Kori Doty, prindi i fëmijës kërkoi që në kartën e Searyl të vendosej shkronja “U” (unknown – e panjohur) tek gjinia. Edhe vetë Kori nuk e sheh veten as si femër, as si mashkull. Kory është shprehur se do ta rrisë fëmijën pa gjini derisa të ketë një sens vetëkontrolli për të kuptuar kush është dhe deri atëherë nuk do e deklarojë gjininë e fëmijës. “Unë e njoh vetëm si bebe dhe dua t’i jap dashurinë dhe mbështetjen që të bëhet një njeri i plotësuar, jashtë kufizimeve që të sjell kategorizimi si vajzë apo si djalë”, është shprehur Kory. Provincat e Kanadasë, përfshirë Ontarion, po e marrin në konsideratë mundësinë për t’i lejuar njerëzit të zgjedhin nëse e duan apo jo gjininë në çertifikatë.

Share With:
Translate »
773 Views