Nuk do ta besoni çfarë dhurate kanë marrë nga prindërit binjakët e Beyonce

Të shumtë ishin ata që pyetën se përse Beyonce dhe Jay-Z vonuan aq shumë për të treguar emrat e binjakëve. Dhe përgjigjen e jep “TMZ”-ja. Sipas saj, përmes kompanisë së këngëtares, “BGK Trademark Holdings”, çifti ka nisur praktika ligjore për t’i regjistruar si marka ekskluzive emrat e fëmijëve të tyre, Rumi dhe Sir. Nëse në të ardhmen binjakët do të duan ta shfrytëzojnë emrin e tyre për qëllime tregtare mund ta bëjnë pa asnjë problem, për mos të pasur një tjetër çështje si me vajzën e madhe Blue Ivy. Pak orë pas publikimit të emrit të vogëlushes, një shoqëri në Boston, që merret me organizime martesash, kishte regjistruar një markë të tillë, duke i paraprirë çiftit. Pra, Beyonce e Jay Z, në rast të ndonjë transaksioni tregtar që lidhet me këtë emër, do të jenë të detyruar të ndajnë të ardhurat.

Share With:
Translate »
832 Views