Nënë pas të 50-ve? Përse shumë gra po përqafojnë këtë trend dhe çfarë rreziku fsheh shtatzënia në këtë moshë

Lajmi se Brigitte Nielsen ka lindur një fëmijë në moshën 54-vjeçare ka përqendruar të gjithë vëmendjen masive në rritjen e numrit të nënave më të vjetra në moshë. Aktorja, që i dha jetë vajzës së saj Frida në qershor, u ndje e detyruar të mbronte vendimin e saj para kritikëve.

“Disa femra mendojnë, ‘Oh, Zot, jam kaq e vjetër,’Por sa e sa meshkuj i bëjnë fëmijët e tyre të parë në moshën 60-70 vjeç dhe madje pa dyshuar aspak te vetja? “Unë e respektoj absolutisht që jo gjithkujt i pëlqen, por kjo është jeta ime dhe unë me bashkëshortin kemi një marrëdhënie solide.”,-është shprehur ajo për revistën ‘People’.

Nielsen u martua me Mattia Dessi, 39 vjeç, në vitin 2006, dhe nisi procedurën e ngrirjes së vezëve në moshën 40 vjeç. Ajo tha se mjekët i kishin dhënë vetëm 3-4% shanse për t’i fekonduar vezët e mia, dhe ia arritëm pas 14 vjetësh që e provonim me fekondimin in-vitro. Frida është fëmija i parë i saj me Dessin, por aktorja Daneze ka edhe 4 djem të tjerë nga martesat e saj të mëparshme, informon dritare.net

Mëmësia post-menopauzale: Numri i nënave më të moshuara po rritet, bashkë me dyfishimin e shtatzwnwsisw se femrave mbi 40 që prej 1990. Dr. Janine Elson, drejtoreshë e klinikës IVF e Grupit CARE Fertility, thotë se kanë hartuar udhëzime të reja informacionesh në veçanti për femrat, që zgjedhin të bëhen nëna mbi moshën 50 vjeç. Ajo nënvizon se pavarësisht se, shumë nga këto femra lindin fëmijë totalisht të shëndetshëm, rreziqet rriten me moshën, duke përfshirë këtu diabet, nivele të larta kolesteroli dhe kancer të hershëm të gjirit. Pavarësisht trendit për të lindur fëmijë më vonë, çdo femër që lind pas moshës 30 vjeç, është e predispozuar për të pasur rritje të presionit të gjakut, diabet dhe pre-eklampsia. Nëse janë duke përdorur vezët e tyre, risqet e anomalive gjenetike gjithashtu rriten me moshën.

Share With:
Translate »
687 Views