Nënë për herë të dytë, Gjira Kajtazi tregon barkun e rrumbullakosur dhe zbulon gjininë e bebit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi është në pritje të ëmbël. Ajo të bëhet së shpejti nënë për herë të dytë, një vit pas lindjes së Maelit.

Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë këngëtarja pak kohë më parë. Ajo publikoi një foto të të birit në rrjete sociale, krahas së cilës shkruante: “Ky djali i vogël do bëhet vëlla i madh së shpejti”.

Së fundmi, Gjira ka zbuluar gjininë e foshnjës që po pret. Ajo ka publikuar një foto me barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale, duke zbuluar që do bëhet me vajzë. “Mbrëmje vajzash”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Share With:



423 Views