Nepsi i çuditshëm i shtatzanisë që ka kapur Adelinën

Foto e Adelina Tahirit dhe bashkëshortit të saj, Serjoza Markov teksa ndodheshin në një klinikë gjinekologjike bëri xhiron e rrjetit javën e kaluar kur nisën edhe lajmet për shtatzëninë.

“Prive” së fundmi zbuloi se lajmi për shtatzëninë e Adelinës është i vërtet dhe këngëtarja ndodhet në muajt e parë të pritjes së ëmbël, por edhe një foto me shpinë e postuar në instagram na u duk si një gjysmë konfirmimi.

Adelina ditët e fundit ka qenë shumë aktive me postime në rrjete sociale dhe siç shihet në këtë periudhë të ëmbël, këngëtarja ka neps për fruta, e sidomos frutin e pasionit. Ai ka një shije tejet të athët, por shtastzania nuk pyet. Të kishte qënë një nga gjyshet tona me siguri do thoshte “e paska djalë”. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1006 Views