Nëse bëni të njëjtin gabim me fëmijët sa herë jeni në supermarket, ndalojeni menjëherë

Të kesh fëmijë do të thotë të kryesh disa detyra, të cilat, para se të kishe, as që i kishe menduar ndonjëherë. E gjithë jeta të merr një ritëm tjetër – dhe gjithmonë e më stresues. Edhe pse të gjithë duan të hyjnë e të dalin nëpër markete e dyqane sa më shpejt, të pasurit fëmijën me vete, nuk ta mundëson këtë rehati.

Sarah Tilton, Teknike e Sigurisë së Brendshme të Fëmijëve dhe kryetare e Bordit Kombëtar të Sigurisë së Fëmijëve, lidhur me pyetjen nëse është korrekte vendndosja e fëmijës në karrocën e ushqimeve në një market, dha një përgjigje të prerë: JO.

“Ju do të gjeni paralajmërime në guidat e përdorimit të këtyre karrocave, që ndalojnë uljen e fëmijëve në to rreptësisht. Një pjesë e këtyre karrocave kanë filluar të kenë një stol në të cilin mund të vendoset fëmija me ndenjësen që ka edhe në makinë. Kjo është gjë e mirë, sepse ul rrezikun që ai të lëndohet gjatë përplasjes me objekte të ndryshme në market. Edhe pse shpeshherë kujdestarët i lëshojnë më shumë shiritat e makinës duke pretenduar uljen e rrezikut të lëndimit (në fakt është e kundërta), sërish këshilla më e mirë është eliminimi i tyre”.

Nëse e gjeni veten të bllokuar dhe me asnjë opsion tjetër në horizont, Sarah thotë se “ndenjësja e makinës duhet të vendoset në zonën ku karroca ka ngarkesë më të ulët ose aty ku nuk ka fare ngarkesë”. Gjithsesi, ajo rekomandon përdorimin e një transportuesi që mund të funksionojë brenda marketit, nëse është e mundur, ose vendosjen e fëmijës në një karrocë fëmijësh.

Share With:
Translate »
883 Views