Nëse është fjala për të prishur qetësinë e fëmijëve të saj, atëherë Arbanën mund ta quani mendjemadhe

Kur je personazh publik, shpeshherë duhet të përballesh edhe me fansa që kërkojnë të bëjnë foto apo të ndalojnë për të të takuar. Por jo gjithmonë personazhet e ekranit janë në dispozicion t’u plotësojnë dëshirat fansave të tyre dhe ndonjëherë kjo merret si mendjemadhësi.

Edhe Arbanës sot dikush i tha se i kanë treguar që është mendjemadhe. Me këtë rast, moderatorja tregoi një histori të ndodhur pak ditë më parë kur ndodhej në autostradë. Arbana tregoi se një vajzë i kishte trokitur tek xhami i makinës për të bërë një foto me të, por moderatorja e kishte refuzuar për shkak se Dielli po flinte.

“Kur është fjala për fëmijët e mi jam ‘mendjemadhe’, ‘luftarake’, ‘egoiste’ e plot gjëra të tjera si këto. Por mbi të gjitha jashtë kamerave jam një njeri normal me problemet e përditshme, luhatjet e humorit dhe paranojat e një njeriu të zakonshëm”-shprehet Arbana.

Share With:
Translate »
332 Views