Trim Jetullahu në zi, përlot me fjalët dedikuar babait të ndjerë

Këngëtari i njohur shqiptar, Trim Jetullahu ka humbur babanë. Nazmi Jetullahu ka ndërruar jetë ditën e djeshme dhe këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në Instagram.

Trimi ndau lajmin e hidhur pasi publikoi një foto të babait të tij të ndjerë.

“Me pikëllim të thellë njoftoj miq dhe familjarë, se sot me daten 21 Mars 2021, ka ndërru jetë babai im Nazmi Jetullahu. Varrimi bëhet nesër më 22.03.2021 në ora 12:00 (në kohën e drekës) në varrezat e qytetit të Prishtinës (Dragodan)”, shkroi Trimi.

 

Ndërkohë së fundmi ai ka publikuar një tjetër foto përkrah të atit dhe ka shkruar disa fjalë shumë prekëse për të. Trimi shprehet se me të atin kalonte shumë kohë duke diskutuar për çështje të ndryshme dhe se do ja ndjejë shumë mungesën.

“Ahh bab shumë e kafen e llafin e kena bo bashkë. Të kom pas shokun ma të mirë të jetës, shpejt më le vet… Krenar që jam djali yt. Shihemi në botën tjetër Naxi jem”, ka shkruar këngëtari i njohur.

Kujtojmë se Trim Jetullahu është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Projekti i tij i fundit muzikor mban titullin “Merri”. Teksti u shkrua nga vetë Trimi dhe kënga u prit mjaft mirë nga fansat.

Share With:
Translate »
153 Views