Nëse ju duhet pak motivim sot, shikoni mrekullitë që bën kjo vogëlushe në palestër

Ndërsa dimri është duke zënë vend, nuk po guxon të ngrihesh nga shtrati apo jo? Tani duhet të shohësh se ç’bën një 4-vjeçare për të kuptuar se është koha të merresh më shumë me veten edhe në dimër.

Kjo bukuroshe me flokë të artë ka hashtag #stronggirlstrongworld, dhe është duke frymëzuar gratë në të gjithë botën për të qenë më të forta brenda dhe jashtë vetes.

Emri i saj është Princesha P, dhe është e jashtëzakonshme në ‘Cross Fit’ dhe gjimnastikë. Është vetëm 4 vjeç dhe jo aq shtatlartë sa moshatarët e saj.

Por mos e gjykoni për shkak të moshës apo trupit – ajo është e mahnitshme, madje edhe më shumë se të rriturit që kanë dyfishin (pesëfishin) e peshës dhe lartësisë së saj.

Si 4-vjeçare, kjo vogëlushe është frymëzim. Kur ishte vetëm foshnjë, bënte ushtrime të jashtëzakonshme, kërcime në lartësi që as të rriturit nuk i arrinin. Është shembull i dobishëm për shkak edhe të këmbënguljes së saj – nëse do diçka, e arrin patjetër.

Tani, një pjesë frymëzimi e Princeshës P është edhe fakti që babai i saj, James Townsend, është ish-themeluesi i skuadrës ‘Chicago Bears’. Ai është gjithashtu themelues i AUTUMO CrossFit, ku Princesha P ushtrohet që foshnjë.

Njerëzit të cilët urrejnë t’i çojnë fëmijët në aktivitete të tilla fizike, mjafton të shohin se Princesha P është duke e ndjekur këtë lloj sporti dhe kjo gjë e bën atë shumë të lumtur.

Share With:
Translate »
813 Views