Neymar vijon rikuperimin në shoqërinë e vajzës së tij
Neymar, vazhdon ende procesin e rikuperimit pas operacionit në gjurin e majtë.
Seanca më e fundit stërvitore ishte e veçantë për të, pasi ishte në shoqërinë e vajzës së tij të vogël.
Ky moment i bukur është ndarë nga vet ai në Instagram-in e tij.
“Sot ajo shoqëroi babin në stërvitje”, shkruan ylli i futbollit.
Sulmuesi i Al Hilalit, është duke u stërvitur veçmas nga shokët e tij të skuadrës për t’u rikuperuar nga operacioni për këputjen e ligamentit dhe meniskut në gjurin e majtë të pësuar teksa luante për Brazilin më 17 tetor 2023
View this post on Instagram