Nga fëmijët me Andin tek xhelozia me Tean, Melisa i tha të gjitha

Tani që konfirmoi lidhjen e saj me Andin, Melisa nuk ka më asgjë për të fshehur. Ish-konkurrentja e “Përputhen”, e ftuar në “Roped with Olsi”, foli për herë të parë për lidhjen me Andin, si e mbajti të fshehtë e si ka duruar kur e shihte me Tean.

Melisa tregoi se i duhej të shtirej në ccdo veprim dhe mezi e ka mbajtur veten.
“E mbajta sa e mbajta veten… Kur dolën çift pastaj, unë shikoja Fatmën, shikoja Elonën, i kisha bërë parapërgatitjet. I thoja shoqes time si të qesh? Kështu (qesh). Pavarësisht shakave, mendoj se mund të jem një ndër konkurrentet e “Përputhen” që është ofenduar më së shumti, për çdo lloj fjale të mundshme dhe mora guximin të them të vërtetën se thashë nuk kanë çfarë të të shajnë më shumë. Unë personalisht i kërkoj falje publikut sepse nuk kanë faj ato që gënjeva unë”, tha Melisa.

Melisa tregoi se bashkëjeton me Andin dhe shtoi se ata kanë “fëmijë”, duke iu referuar një qeni dhe një qenusheje.
“S’jemi vetëm ne të dy. Ne jemi katër. Ne kemi fëmijë, të paktën unë i konsideroj si fëmijë. Kemi një qen dhe një qenushe, Kiko dhe Mia. Mia është goca ime domethënë”, tha Melisa.

Share With:
Translate »
443 Views