Qeveria do të paguajë kompensim për fëmijët në shkolla

Dy miliardë euro për të zëvendësuar atë që kanë humbur fëmijët dhe të rinjtë. Qeveria ka nisur punën për një paketë kompensuese.

Qeveria gjermane dëshiron të zbusë pasojat e masave anti-Covid për fëmijët dhe të rinjtë me një shumë prej dy miliardë eurosh. Për këtë kabineti qeveritar nisi të mërkurën një “program veprimi”.

Një miliardë euro kundër prapambetjes në mësime

Programi i ndihmës përbëhet nga dy shtylla: me rreth një miliardë euro, do të mbështeten programet e tutorëve dhe të nxitjes për nxënësit në landet federale. Mendohet se një në katër nxënës ka nevojë të kompensojë mungesa në mësime.

Landet federale duhet t’i përdorin fondet për të zgjeruar programet ekzistuese, të tilla si kampet verore dhe kurset e tutorëve gjatë vitit shkollor.

Kurset mund të mbahen nga fondacione, nga shoqata, nga iniciativa, nga qendra të arsimit për të rritur, mësues në pension, ofrues komercialë si tutorë.

Deutschland Wiedereröffnung der Grundschulen

Një miliardë tjetër për programet sociale

Një miliardë euro duhet të investohen në masa sociale në mënyrë që të zbuten pasojat psikologjike të krizës për fëmijët dhe të rinjtë.

Planifikohet ndër të tjera, një pagesë e njëhershme prej 100 eurosh për fëmijët nga familjet që janë në varësi të Hartz IV ose që kanë të ardhura shumë të ulëta. Paratë duhet të përdoren për pushime, aktivitete sportive dhe aktivitete të kohës së lirë.

Më shumë para do të vihen në dispozicion për mësimin e gjuhës në kopshtet ditore, në zonat e përcaktuara si problematike sociale, sepse atje shumë fëmijë nuk kanë qenë në gjendje të ndiqnin shkollën.

Kritikë nga organizata e ndihmës për fëmijë

Deutschland Coronavirus l Grundschulen in Berlin öffnen wieder

Fondi Gjerman i Fëmijëve kritikon “paketën e Coronas” të planifikuar nga qeveria federale për fëmijët dhe të rinjtë si plotësisht të papërshtatshme. “Sigurisht, një program dy miliardësh tingëllon mirë në fillim,” tha Presidenti Thomas Krüger. Më tej ai tha:

“Por në fund të fundit jepen më pak se 150 euro për fëmijë. Kjo nuk do të mjaftojë në asnjë mënyrë për t’iu afruar mbulimit të nevojave të fëmijëve dhe të rinjve për të përballuar pandeminë e Covid-19”.

Ministrja gjermane e Integrimit, Annette Widmann-Mauz (CDU) u shpreh që t’i kushtohet vëmendje e veçantë fëmijëve dhe të rinjve nga familjet refugjate dhe emigrante. Ajo kërkoi edhe që të shtohen aktivitetet gjuhësore dhe të kohës së lirë për ta. Familjet e këtyre fëmijëve janë veçanërisht të goditura nga efektet e pandemisë, tha ajo për rrjetin mediatik RND.

Share With:
Translate »
250 Views