Nga Gjermania, reperi shqiptar njofton projektin dedikuar të birit?

Reperi shqiptar, Agon Amiga ka treguar se është një baba i përkushtuar që kalon kohë me djalin e tij katër muajsh, Noel.

Nëpërmjet disa postimeve në profilin e tij në Instagram, është vënë re hashtagu #atkomthonobir. Në fotografinë e fundit është shfaqur duke i dhënë ushqim të birit, duke treguar se ndodhet në Gjermani. Kujtojmë se kur erdhi në jetë, Agoni njoftoi se marrëdhënia me partneren është rregulluar dhe vazhdojnë të jenë një çift i lumtur.

Mendohet se Agon Amiga po përgatit një projekt të ri muzikor dedikuar djalit të tij, ku do i shprehë dashurinë që ndjen për të.

Share With:
Translate »
622 Views